Gabimet që s’duhet të bëni në mëngjes

Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme gjatë ditës dhe për këtë gjithmonë duhet të kujdesemi që të jemi të rregullt me konsumimin e tij.
Ndodh që dita të jetë e ngarkuar që në mëngjes dhe për këtë shpesh ne mund ta kalojmë këtë vakt, por është vertetuar se nëse ndodh një gjë e tillë atëherë në drekët këta persona konsumojnë më shumë ushqim.
Sipas ekspertes së dietës në Qendrën Mjekësore Northëest Houston, Emily Banes, këtë gabim e kemi bërë të gjithë të paktën disa herë gjatë jetës sonë, raste të ndodhura për një sërë arsyesh.
Disa persona nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit sepse e konsiderojnë atë si një vakt që iu shton oreksin dhe peshën. Një tjetër dilemë për personat që konsumojnë mëngjes është një mëngjes i lehtë apo i rëndë në kalori.
Keni dëgjuar jo në pak raste që t’ju thonë “mos e lini stomakun kurrë bosh, një frut ose një fetë bukë të mban gjithë ditën energjik”.
Por, nga ritmi i ditës dhe për shkak se ora ikën shumë shpejt në mëngjes, ne dalim me stomakun bosh, gjë që nutricionistët ndërkombëtarë e quajnë gabimin e parë të ditës




