Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

BE miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

Publikohen pamjet/ Momenti kur marinsat amerikanë mësyjnë në bordin...

Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën...

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që të lejojë...

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë 130 sportistë...

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon qeverinë se...

Goditja e call center-ave në Tiranë, SPAK jep detaje...

Berisha: S’bashkojmë votat me Ramën, PS do të ndryshojë...

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e 2 personave,...

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses:...

G7 zotohet për një qëndrim të ashpër dhe të unifikuar kundër Rusisë

18 Prill 15:53

Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratike më të pasura të botës, u zotuan për një front të unifikuar kundër kërcënimit që paraqet Kina ndaj Tajvanit si dhe agresionit rus në Ukrainë.

 

Në përfundim të takimeve të tyre të martën, ata shprehën përkushtimin për të forcuar dhe zbatuar sanksione të ashpra kundër Moskës. Deklarata e përbashkët e kryediplomatëve përfshinte gjithashtu qëndrime të forta, mbi një seri të pashembullt provash me raketa të Koresë së Veriut. Por Kina dhe Rusia morën vëmendjen kryesore të takimit treditor të organizuar nga Japonia.

 

“Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, si sulmet e Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës jetike civile. Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke i koordinuar dhe zbatuar plotësisht ato”, thuhej në deklaratë ndërsa shtohej se Perëndimi, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

 

Ofensiva e Rusisë në Ukrainë kryesisht ka ngecur dhe Kievi po përgatitet për një kundërofensivë. Megjithatë ekziston një shqetësim i gjerë global, lidhur me kërcënimet e përsëritura të udhëheqësit rus për të përdorur armë taktike bërthamore.

 

“Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë dhe kërcënimi i saj për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi, janë të papranueshme”, thanë ministrat.

 

Ministrat e jashtëm nënvizuan se takimi i tyre në Karuizawa të Japonisë, shënoi një moment vendimtar në përgjigjen e botës ndaj agresionit rus dhe kinez, dy kriza që shihen si sfida për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

 

Përpjekjet globale për zgjidhjen e tyre, janë penguar nga qëndrimet kundër të Kinës dhe Rusisë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara/VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
agresioni G7 Rus Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

BE miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

më shumë...

Publikohen pamjet/ Momenti kur marinsat amerikanë mësyjnë në bordin e një anijeje në Oqeanin Indian

më shumë...

Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që të lejojë anijet e saj të kalojnë në Hormuz

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:58

BE miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

4:51

Publikohen pamjet/ Momenti kur marinsat amerikanë mësyjnë...

4:38

Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina...

4:21

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që...

4:06

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë...

3:47

Kosova shpall të premten ditë zie në...

3:21

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore...

3:17

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet...

3:13

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë...

2:46

Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin...

2:37

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon...

2:21

Goditja e call center-ave në Tiranë, SPAK...

2:14

Studimi: Sëmundja e heshtur e mëlçisë që...

2:10

Berisha: S’bashkojmë votat me Ramën, PS do...

2:00

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e...

1:45

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të...

1:31

Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në...

1:26

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi:...

1:00

Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të...

12:59

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.