Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i dedikoi një postim shefes së Infektivit, Najada Çomo. Në “Facebook” ai u bëri thirrje qytetarëve që të dëgjojnë zërin e saj dhe të bëjnë kujdes ndaj koronavirusit.

“Dëgjoi zërin doktoreshës! Fytyra e betejës për jetën. Është kjo dhe është fytyra më e bukur në botë! Doktoreshë Najada Çomo, nuk është as heroinë e as kamikaze; Është një mjekë e betuar. Të shërbejë deri në fund për të shpëtuar jetë, shëruar njerëz! Nuk di sa njerëz e kanë parë foton e saj dje, këtë foto. Sa e kanë pëlqyer, sa të tjerëve u është dhimbsur. Unë dua t’ju them t’i dëgjoni zërin! Foto me zë nuk bëhet dot, por zëri i doktoreshës është krejt tjetër. I fortë, i gjallë, frymëzues, imponues, motivues, nxitës, shpresëdhënës, të bën të luftosh për jetën! Në çdo orë të ditës të flasësh me të, në mëngjes apo në mbrëmje vonë, është kështu! Zëri i saj është simboli i kësaj betejë të gjatë 5 muaj por që do vijojë!”

Sipas Braçes, asnjë prej mjekëve nuk e meritojnë neglizhencën, shpërfilljen dhe refuzimin. Ai nënvizoi se si shenjë mirënjohjeje për punën e bërë, të gjithë njerëzit duhet të respektojnë masat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *