E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Futet në karantinë anija me 3700 pasagjerë në Japoni, përhapet koronavirusi

Mbi 3700 turiste që udhëtonin në një anije krociere janë izoluar në ujërat detare të Japonisë. Vendimi nga autoritetet japoneze u mor pasi njeri nga pasagjeret rezutoi pozitiv pas analizave për koronavirusin.

“Diamond Princess”, anija krocere është e ankoruar në gjirin e Yokahomas por askush nuk mund të zbresë pasi 3711 njerez janë vendosur në karantinë.

Zëdhënësi I qeverisë japoneze tha se në anijë ka hipur tashmë një grup mjekesh të cilët po kontrollojnë dhe analizojnë gjëndje shendetesore të 2666 pasagjereve dhe 1045 anëtareve të ekuipazhit.

Deri tani vec nje personi që rezultoi pozitiv janë edhe të paktën 8 persona të tjerë të cilët kanë simptoma të njëjta me ato që jep koronavirusi, dhimbje trupi dhe temperaturë të lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë