Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një takim për të prezantuar lançimit e strategjisë “Futbolli për Kombin 2022-2025” që synon të sjellë ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në 4 vitet e ardhshme. Sipas FSHF, ky projekt është bërë ë bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë.

Të pranishëm në këtë event ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe shumë figura të tjera njohura, jo vetëm nga bota e futbollit, por nga të gjitha fushat në Shqipëri si media, arsimi, mjekësia, etj.

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e stadiumit “Air Albania”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpalosi për të pranishmit dhe opinionin publik strategjinë për katër vitet e ardhshme, “Futbolli për Kombin 2022-2025”.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Duka falënderoi fillimisht të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, që lidhet me zhvillimin e sportit më të rëndësishëm në vend, përmes kësaj strategjie që është një plan i mirëfilltë pune, i realizuar në bashkëpunim me UEFA-n e që ka si qëllim zhvillimin e futbollit si dhe promovimin e tij në të gjitha trevat shqiptare.

“Fokusi kryesor i punës sonë do të jenë fëmijët dhe të rinjtë, por në të njëjtën kohë do të ndajmë përvojën pozitive të futbollit me të gjithë qytetarët dhe do t’u ofrojmë atyre mundësinë për t’u angazhuar në futboll”, – u shpreh Armand Duka në fjalën e tij, teksa kjo strategji do të mbështetet në disa baza të rëndësishme që janë hedhur tashmë nga Federata e Futbollit. Që nga përmirësimi i organizimit të aktiviteteve të futbollit në vend, marrëdhënia e ngushtë e bashkëpunuese me klubet, zhvillimi i fushës së edukimit në futboll, te përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës e dialogimi me strukturat shtetërore e shoqatat rajonale për realizmin e këtyre objektivave.

Duka gjithashtu përmendi dhe edhe 9 shtyllat kryesore ku do të mbështetet “Futbolli për kombin 2022-2025” që janë GRASSROOTS ose Futbolli amator dhe i fëmijëve; Edukimi; Kompeticionet kombëtare; ekipet kombëtare; infrastruktura; futbolli i femrave; qeverisja e mirë; marrëdhëniet me publikun; përgjegjësia sociale; duke shpjeguar secilën shtyllë me objektivat përkatëse.

Prezantimi i ketij projekti vjen ne nje kohe qe Duka eshte ne gare per mandatin e 6 te drejtimit te Federates. Zgjedhjet ishin parashikuar te mbaheshin ne 2 mars, mirepo Gjykata e Tiranes pezulloi procesin deri ne nje moment te dyte pas denoncimeve te bera nga Eduart Prodani dhe emra te tjere te perfshire ne garat per shoqatat rajonale te futbollit, ku sipas Gjykates ka pasur parregullsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *