Futboll, orët e fundit të merkatos

Nejmar këshillon Kutinjon te mos shkoje te Barcelona, ndërsa Paulinjo bën te kundërtën. E gjitha kjo ndodh ne stërvitjen e Selesaos ne Brazil, ku përgatitet per ndeshjet e radhës eliminatore.
Megjithatë nje gje është e qarte se Kutinjo nuk është i dëmtuar, por është hedhur ne greve te Liverpuli, pasi kërkon kalimin ne Spanje. Ketë e konfirmon mjeku i kombëtares braziliane qe siguron se Kutinjo është i gatshëm te luaje me kombëtaren.
Megjithatë Liverpuli vijon te marre masat edhe ne rast largimi te brazilianit. 22 vjecari nga Guinea Naiby Keita qe është ne radhët e nenkampioneve te Gjermanisë RB Lajpcig ne kontrate do te kaloje ne Anfield ne 2018, por firma është hedhur qe sot. Kjo per shkak se edhe çmimi është variabël. Sot Liverpul paguan 55 milionë per mesfushorin, ndërkohe qe çmimi rritet nëse Lajpcig kualifikohet vetëm per Europa League sezonin e ardhshëm ne 65 milionë, ndërsa nëse arrin Champions League shkon ne 75 milionë.
Lajpcig refuzoi nje transferim te menjëhershëm te lojtarit pak jave me pare per shumen 75 milionë euro per shkak te sezonit te pare ne Uefa Champions League dhe preferoi ketë marrëveshje te finalizuar tashme. Rivalet e Lajpcigut ne kampionat Borusia Dortmund nuk e ka zgjatur shume dhe prezantuan zëvendësuesin e Dembelese qe u largua ne Barcelone ukrainasin Jarmolenko qe kaloi ne Gjermani per nje shume mes 25-30 milionë euro. Barcelona e ka prezantuar me ne fund pasardhësin e Nejmarit ne stadium përpara mijëra tifozëve qe kane pritur deri ne 4 ore per shkak se dokumentacioni i Dembelese nuk kishte mbërritur i plote.
Megjithatë ne fund lojtari ka dale ne fushe, edhe pse ka bere disa gabime ne Xhonglim është duartrokitur ne mënyre frenetike dhe do te jete gati ne derbin kundër Espanjolit. Ndërkohe ka marre fund edhe nje tjetër telenovele ketë here ne Itali. Patrik Shik apo Ibrahimovici i ri është nje lojtar i Romes. Ai ka mbërritur ne Fiumicino, ku është pritur nga dhjetëra tifozë verdhekuq, ndërsa operacioni është mbyllur per shumen 40 milionë euro.
Nga ana tjetër, sot pritet qe te kryeje vizitat mjekësore Mbappe te PSG. Ne nje fare mënyre kete e ka konfirmuar edhe trajneri i kombëtares Deshamp, ndërsa Monako e ka dhene numrin e rezervuar per Mbappen blerjes me te re malazezit Jovetic te ardhur nga Interi qe do te mbaje 10 ne shpine.




