E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Futboll, kosovarët e Trepçës për historinë

Skuadra kosovare Trepça 89 ka mundësi te shkruaje historinë ne Champions League . Ne orën 18 ne stadiumin “Adem Jashari”,  kampionet e Kosovës do te përballen me Vikingur  ne sfidën e kthimit te vlefshme per raundin e pare eliminator te turneut prestigjioz. Ne takimin e pare, kosovaret janë mundur ne ishujt Faroe 2-1, por kane besim se mund te kthejnë rezultatin, ku ne rast te nje fitoreje 1-0 kalojnë ne turin e dyte, aty ku mund te përballen me islandezet e Hafnafjordur. Kosovaret arritën te barazonin shifrat ne pjesën e pare,  por u goditen ne pjesën e dyte ne minutën e 73. Per ndeshjen e sotme ka nje interesim te madh nga ana e tifozëve, ndërsa trajneri Zekeria Ramadani ka dy mungesa te rëndësishme per ketë sfide. Kujtojmë se ketë sezon, kosovaret marrin pjese per here te pare ne histori ne kupat e Europes. Ndërkohe kampioni i Shqipërisë, Kukësi, ndeshjen e pare per turin e dyte eliminator e luan ne 19 korrik kundër Sheriff Tiraspol.

Vazhdo të lexosh

Reklamë