Nje hap fals dhe ëndrrat e Totenham Hotspurs per te mbajtur sa me gjate ndezur shpresën per titullin kampion sa vijnë e zbehen. Ne derbin londinez kundër West Hem qe hapi javën e 35 te kampionatit Anglez, skuadra e Pochetinos nuk arriti te shënoje dhe per me tepër, pësoi nje gol nga vendasit. Ne minute e 65 argjentinasi Lanzini u gjend i zbuluar përpara portës dhe nuk fali, duke ngritur peshe te gjithë shikuesit ne stadiumin olimpik te Londrës. Te gjitha përpjekjet e miqve nuk patën sukses dhe piket mbeten ne shtëpinë e hamersave qe shkojnë ne kuotën 42 ne vendin e 9 pa pretendime per një vend ne Europe, per shkak se vendi i fundit është shume pike larg. Ndërkohe Totenhem mbetet ne kuotën 77 katër me pak se Celsi qe luan te hënën ne shtëpi kundër Midelsbrout dhe me nje fitore do e çonte diferencën ne 7 pike me tre ndeshje te mbetura.
Ne Spanjë lufta per nje vend ne Europe është me e ashpër se kurrë ne vendet e poshtme te renditjes. Sevilja pas hapit fals te se hënës ne Malaga ka bere nje tjetër hap fals ne shtëpi ndaj Real Sosiedad San Sebastian, duke vene tashme ne rrezik edhe vendin e katërt përballe Vijarrealit qe është 6 pike larg, por me tre ndeshje per te luajtur. Ne Ramon Sanchez Pisuan Sarabia kaloi ne avantazh vendasit ne minute e 41. Por meksikani Karlos Vela barazoi ne minute e 65 per miqtë qe rrëmbyen nje pike te çmuar, duke u barazuar ne renditje me Athletic Bilbaon me nga 62 pike.
Edhe ne Gjermani lufta per nje vend ne Uefa Europa League sezonin e ardhshëm është tepër e forte, kur mbeten edhe dy jave per t’u luajtur. Ne Keln vendasit prisnin nje kundërshtar direkt ne ketë rrugëtim dhe kane arritur te marrin tre pike te çmuara kundër Verder Bremenit me nje rezultat spektakolar 4-3. Pas nje avantazhi 2-0 brenda 28 minutash te vendasve miqtë barazojnë per 6 minuta, mirëpo pësojnë nje gol tjetër ne fund te pjesës se pare, duke shkuar ne dhomat e zhveshjes me nje avantazh te Kelnit 3-2. Me te nisur pjesa e dyte Kelni shënon serish me Goleadorin Modeste, Bremeni rikthehet edhe nje here me Gnabrin, por nuk ka fuqi per me shume dhe piket qëndrojnë ne Keln qe ngjitet ne kuotën e 45 duke parakaluar pikërisht Bremenin per shkak te diferencës se golave.
Edhe ne France nje vend ne Europe është shume i çmuar sezonin e ardhshëm dhe Sant Etien nuk ka me shpresa teksa është ndalur nga Bordo, kundërshtare direkte ne nje barazim 2-2 ne ndeshjen hapëse te javës se 36. Kur mbeten edhe 2 jave per t’u luajtur, diferenca tashme është 7 pike dhe vetëm Marseja mund ta rrezoje Bordonë nga vendi i 5. Miqtë kaluan te paret ne avantazh pas nje penalltie te realizuar nga Ounas por tre minuta me vone barazoi Beric. Ne pjesën e dyte serish miqtë me Laborde, por Pajo ka barazuar përsëri pak minuta me vone dhe piket janë ndare, por Bordo ka marre cfare ka dashur dhe shpreson ne nje ndalese te Marsejës ndaj Nises.