Aktorja e re amerikane Zendaya, arriti të merrte gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të spektaklit të Louis Vuitton në Paris, duke veshur një fustan të bardhë.

 

Aktorja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo duke ecur para tyre me fustanin e guximshëm pas trupit dhe me zinxhir të dyfishtë.

 

Fustani i bardhë me zinxhir e bëri Zandayan 'qendrën e

 

Fustani kishte një zinxhir të sipërm që tërhiqej deri në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa pjesa e poshtme ishte e hapur deri në mes të kofshës.

Fustani i bardhë me zinxhir e bëri Zandayan 'qendrën e

Zendaya e kombinoi pamjen me këpucë të bardha të larta, stoli minimaliste Bulgari që përfshinin mini vathë, byzylykë floriri dhe një unazë.

 

 

Në mesin e të pranishmëve në spektaklin e modës ishin edhe emra, si Cate Blanchett, Lee Seydoux, Ana de Armas, Regina King, Alicia Vikander, Jaden Smith, Venus Williams Smollett, Emma Chamberlain etj./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *