E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fushë Krujë, tre të plagosur në një aksident

Tre persona mbeten të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Fushe Krujë – Tiranë. Dy automjete janë përplasur duke lënë të plagosur Elton Kurtin 27-vjeç, Shaban Kaziun 52-vjeç dhe një person tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

Për shkak të plagëve të marra Elton Kurti është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje kritike, ndërsa dy personat e tjerë janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Krujës.

 

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë mjeti tip “Toyota”, qe ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh