E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fushata për zgjedhjet lokale/ Berisha: Primaret janë dritë shprese për shqiptarët

Për kreun e PD Sali Berisha, primaret jaën dritë shprese për shqiptarët.

 

Në një reagim, Berisha shprehet se kandidatët që do zgjidhen për të përfaqëuar pushtetin vendor do të dalin nga primaret, teksa thekson se procedurat do jenë transparente.

 

Reklamë

“Ne si PD kemi fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

 

Imagjinoni ju, se çfarë rëndësie jetike kanë procedurat demokratike që bëjmë ne, në një shtet mafioz ku shkelmohet vota, ku partia rivale ka ndaluar votën brenda saj.

 

Këto primare dhe kjo procedurë janë dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët.

 

Mbahen në kushte shumë të vështira, por kanë shpirtin e pluralitetit në vete, kanë fundin e kryetarokracisë.

 

Duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente të zgjidhen kandidatet më të mirë me votën e lirë”, thuhet në njoftimin e PD.

Vazhdo të lexosh

Reklamë