Në listë të hapur dhe në qarkun më të madh në vend, kandidati socialist Etjen Xhafaj zgjedh të prezantohet ndryshe në këtë fushatë elektorale për parlamentaret e 11 majit.
Në një intervistë për Vizion Plus, Xhafaj shprehet se fushata është zhvilluar tepër civile por me vështirësi në raportin politikan-qytetarë.
“Jemi duke punuar shumë fortë me çdo njësi që të arrijmë atë që është prioritet për partinë socialiste në 20 mandate, nuk është e lehtë sepse numri i votave dhe infrastruktura në territor është një sfidë në vete, por mendoj se është e arritshme”, thotë Xhafaj.
Xhafaj tha se kohët e fundit niveli i debatit politik ka pësuar ulje, ndërsa kërkoi mbështetje nga qytetarët
“Në nivel të adresimit qoftë teknik, ekonomik apo problematikave të qytetarëve ka nevojë gjithmonë e më tepër për zëra që ta largojnë debatin nga balta dhe të sharat për të drejtuar nga qytetarët dhe për të bërë një diferencë reale në jetën e të gjithëve ne”, tha kandidati i PS.
Partia Socialist ka nxjerrë në garë të hapur disa prej figurave kryesore të selisë rozë duke pretenduar një mandat të katër qeverisës./vizionplus.tv





