E martë, 13 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Fury-Joshua” thyen rekorde, biletat “avullojnë” brenda pak orësh!

Përballja e shumëpritur mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm, me biletat që u shitën brenda rreth një ore nga dalja në treg. Sipas raportimeve të mediave britanike, më shumë se 500 mijë tifozë ‘u rreshtuan’ online për të siguruar një vend në stadium.

Dy boksierët britanikë do të përballen më 11 dhjetor 2026 në stadiumin “Principality” të Cardiffit, në një duel që prej vitesh është pritur nga tifozët e boksit.

Reklamë

Rreth 80 mijë bileta u vunë në shitje, me çmime që varionin nga 88.50 paund deri në 13,128 paund, përfshirë tarifat përkatëse. Kërkesa ishte aq e madhe, saqë biletat ‘avulluan’ shumë shpejt, ndërsa qindra mijëra tifozë mbetën pa mundur të siguronin një vend në stadium.

Interesi i jashtëzakonshëm ka bërë që përballja të shihet si një ngjarje me potencial për të vendosur rekorde financiare. Dana White, një nga figurat e përfshira në organizimin e eventit, ka deklaruar për “Sky Sports” se dueli pritet të gjenerojë të ardhurat më të larta nga shitja e biletave në historinë e boksit britanik. Ai përmendi një objektiv prej rreth 34 milionë dollarësh.

Reklamë

Përballja do të bashkojë dy nga emrat më të njohur të peshave të rënda në boksin britanik. Fury dhe Joshua kanë qenë prej vitesh në qendër të diskutimeve për një duel mes tyre, por vetëm tani është konkretizuar përballja që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut në mbarë botën.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, duke u dhënë mundësinë miliona tifozëve ta ndjekin këtë spektakël edhe jashtë stadiumit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.