Subscribe

Rokade ne kupolën drejtuese te policisë se shtetit. Pjesa  me e madhe e drejtuesve te policisë ne qarqe kane lëvizur nga detyrat per t’u zëvendësuar nga emra te rinj. Zyrtarisht thuhet se ndryshimet lidhen me situatën e kanabisit në vend, por edhe me orientimet e misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër,  lëvizjet janë edhe ne funksion të garantimit te zgjedhjeve te lira e të ndershme, sipas përcaktimeve te Kodit Zgjedhor. Ndryshimi i drejtoreve te larte te policisë ishte nje nga pikat e propozuar nga negociatoret ndërkombëtare per te zgjidhur krizën.

 

Kështu largimi i Ardian Çipës, numri 2 ne Policinë e Shtetit, u pasua edhe me lëvizjen e 28 drejtuesve në nivel drejtorish vendore e, po kështu lëvizje u bënë edhe Drejtorinë Qendrore te Policisë. Vendin Cipës e zë  Idajet Faskaj, i cili mbante postin e  Drejtorit në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet.

 

Gjithashtu në Tiranë largohet Ervin Hodaj dhe vendin e tij e zë Ardi Veliu. Në Gjirokastër, në vend të Arjanit Arapit shkon Lorenc Praganika, ndërsa ne Durrës ikën Perlat Çullhaj. Gjovalin Loka emërohet drejtor i Policisë Shkodër, ndërsa Arben Dashi drejtori i Policisë ne Elbasan.

 

Ndërkohë rikthehet Sokol Bizhga, te cilit i besohet Forca Lëvizëse Operacionale qe deri tani drejtohej nga Niko Brahimaj. Ky i fundit u emërua Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda. Aida Hajnaj zëvendëson Genc Merepezën ne Drejtorinë e Kufirit.

 

Policia thekson se lëvizjet u diktuan edhe nga performaca jo e mirë e drejtuesve, gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë  te 2017-es.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *