Furtunë në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, 15 të shkarkuar

Ministrja Etilda Gjonaj, njoftoi shkarkimin nga detyra të 15 punonjësve të Inspektoiratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë.
Mes të shkarkuarve është dhe kryeinspektori i mjedisit. Ata akuzohen për akte korruptive dhe abuzime me detyrën .
Gjonaj tha se për këtë institucion janë rekomanduar gjithashtu edhe 13 masa të tjera disiplinore.
Ndërkohë Gjonaj tha se në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë janë rekomanduar 8 masa disiplinore për stafin drejues dhe administrativ të këtij institucioni.
Në raportin e përjavshëm ajo e vuri theksin edhe tek rezultatet e Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administratës publike dhe janë proceduar penalisht 37 autorë, nga të cilët:
– Arrestuar dhe ndaluar 4 autorë;
– 30 prej tyre ndiqen në gjendje të lidheautorë;
– 3 prej tyre janë shpallur në kërkim;
Sakaq, Gjonaj tha se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka rekomanduar marrjen e masave administrative me akuzën për shkelje të ligjit për:
– 1 Drejtor
– 1 Shef Policie burgu
– 1 Shef i Regjimit të Brendshëm




