Antidroga dhe Komisariatin i Policise Nr 1 ka finalizuar operacionin e koduar “Frekuentuesi” duke goditur një grup që shpërndante droga të forta në lokalet e natës në Tiranë.

Disa doza Kokainë dhe 3.7 kg pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën u sekuestruan nga forcat e rendit ndërsa 3 persona u kapën në flagrancë.

Shtetasit I., 35 vjeç, G. XH., 43 vjeç dhe E. F., 22 vjeç te tre banues në Tiranë realizonin shpërndarjen e droges ne lokalet e natës, klubeve dhe tallavave në kryeqytet.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra  se në rrugën “Budi”, Tiranë, në katin e parë të një pallati, ndodhej një ambient, ku dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe pirë lëndë narkotike Kokainë.

Më pas u ushtrua kontroll në ambjentet e lokalit, ku si rezulat këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestrua dhe 3.7 kilogramë pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *