Vendi
Furgoni përplaset me makinën në Lezhë, plagoset njëri nga drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon dhe një mjet tip “Golf” janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën dytësore që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.
I plagosur mbeti drejtuesi i furgonit, i cili, si pasojë e plagëve, u transportua në spital. Ndërkohë, në mjetin tip “Golf”, që drejtohej nga një prift, nuk pati të lënduar.
Dyshohet se shkak për përplasjen u bë humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi i makinës tip “Golf”. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




