E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë, hetohet kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit

Detaje të reja janë zbardhur nga fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë.

Prokurorët italianë po hetojnë kapitenin e jahtit Bayesian të manjatit britanik.

Bëhet me dije se gjithashtu do të hetohet edhe një anëtar i ekuipazhit që ishte në detyrë. Siç raporton Reuters, fakti që kapiteni është nën hetim nuk nënkupton fajësinë e tij dhe nuk do të thotë se do të pasojnë detyrimisht akuza formale.

Sipas La Repubblica, gjyqtarët folën me kapitenin të dielën për herë të dytë brenda një jave, duke e marrë atë në pyetje për më shumë se dy orë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë