E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fundoset në Detin e Zi luftanija Moskva, krenaria e marinës ruse

Anija luftarake ruse Moskva është fundosur në Detin e Zi. Besohet se ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe mendohet se ishte nisur për në Sevastopol të Krimesë, përpara se të fundosej.

 

Është ende e paqartë nëse është goditur nga armët ukrainase.

 

Reklamë

Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

 

“Anija Moskva, e cila është anija kryesore e flotës ruse në Detin e Zi, humbi stabilitetin e saj kur u tërhoq në port për shkak të dëmtimit të trupit të anijes që mori gjatë zjarrit nga shpërthimi i municioneve. Në kushte deti të stuhishme, anija u përmbyt”, njoftoi ministria.

 

Humbja e anijes, e cila është është 186 metra e gjatë me afro 500 anëtarë të ekuipazhit dhe mban emrin e kryeqytetit rus, është parë si humbje simbolike për Moskën, e cila ka tërhequr forcat e saj nga pjesa veriore e Ukrainës më herët gjatë këtij muaji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë