E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Bota

Fundoset cisterna me naftë, dy viktima dhe disa të zhdukur

Një cistern me naftë është fundosur në Venezuelë.

Dy të vdekur dhe katër të zhdukur janë numri i deritanishëm i fundosjes së një maune nafte në liqenin Maracaibo, njoftoi sot kompania shtetërore e naftës venezuelase PDVSA.

 Raportime të mëparshme kishte për të paktën katër të vdekur, megjithatë në njoftimin e PDVSA-së sqarohet se nga ujërat e liqenit janë nxjerrë dy trupa dhe vijon operacioni për gjetjen e katër personave të zhdukur, teksa 19 persona thuhet se janë shpëtuar.

Sipas mediave të huaja, fundosja e cisternës ka ndodhur si pasojë e motit të keq.

Një derdhje e madhe nafte ndodhi në mars në brigjet e Tobagos pasi një maune nga Venezuela u përmbys, duke prekur disa vende të Karaibeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë