E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Fundjavë surprizë” ne Tirane, arrestohen shperndaresit e kokainës

Operacion policor i koduar “The Weekend Surprise”, ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta, më konkretisht kokainë.

 

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “The Weekend Surprise”, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin :

– F.V, 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtim automjeti në gjendje të dehur”).

Reklamë

Shërbimet e Policisë ishin në ndjekje të shtetasit të lartpërmendur pasi dispononin informacion se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë” në formë dozash në bazë klientele, në zonën e “Ish- Bllokut”, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”. Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, brenda çantës së tij të krahut i është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur një motorr pa targa, i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi i vjedhur.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 201 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
– motorr
– aparat celular

Janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar, ku për arsye hetimore nuk bëjmë të ditur të dhëna të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë