Subscribe

Kjo fundjavë artistike është padiskutim një fundjavë shekspiriane. Institucionet kryesore në kryeqytet ofrojnë vepra të ndryshme të dramaturgut anglez. Një histori dashurie si ajo e Romeos dhe Zhuljetës, vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit, me muzikën e Vicenzo Bellinit, drejtuar nga Elda Laro dhe me konceptin regjisorial të zvicerano-turkes Aylin Bozok. Por, një Shekspir më pak klasik dhe më shumë Eksperimental ofron Teatri i Pedonales në kryeqytet. Rikthimi në skenë i Hamletit femër ka nisur të grishë të gjithë ata që nuk mund ta shijonin këtë shfaqje pak muaj më parë, nga Luiza Xhuvani. Ndryshe ka zgjedhur ta vendosë në skenë Shekspirin regjisorja Elma Dorezi. “Zbutja e Kryeneçes” që i mungoi publikut kryeqytetas për 27 vjet vjen në Teatrin Kombëtar këtë fundjavë më pak eksperimental se asnjëherë. Nuk ka një Shekspir për publikun e vogël, por ka një Piter Pan ëndërrimtar në Teatrin “Kujtim Spahivogli” dhe një premierë me numrat më të mira të mjeshtrit Pavli Sallata në çadrën e Cirkut Kombëtar.
Kjo premierë e Cirkut Kombëtar është alternativa më e re për të vegjlit këtë fundjavë, në morinë e shfaqjeve që vijojnë të përsëriten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *