E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Fundi i një perandorie? BlackBerryn nuk e blen më askush

Aksionet e BlackBerry janë në rënie që prej dy vitesh përpara se të arrin rekordin në Qershor, një performancë e dobët e cila i adresohet mungesës së të ardhurave dhe konkurrencës së pakët.

 

Ditën e Premte aksionet e BlackBerry vlerësoheshin me 8.70 dollar, një rënie me 25% krahasuar me 1 Qershorin kur vlerësoheshin me 11.74 dollar.

 

Reklamë

Gjatë muajit Mars aksionet arritën pikën më të ulët prej 6.65 dollar dhe rritja i atribohet sistemit operativ QNX për makinat me sistem vetëdrejtimi.

 

Shefi ekzekutiv John Chen ka shpenzuar vite për të kthyer BlackBerry në një kompani softueri e cila fokusohet në shitjen e shërbimeve tek prodhuesit e makinave dhe bizneset e tjera industriale, shkruan PcWorld.al.

 

Të ardhurat të cilat kishin arritur 20 miliard dollar kur kompania dominonte botën e telefonëve inteligjentë kanë rënë ndjeshëm. Analistët parashikojnë më pak se 1 miliard dollar të ardhura këtë vit, pika më e ulët që nga 2004.

 

Vitin e kaluar BlackBerry shpalli një bashkëpunim me Ford Motor për të zgjeruar përdorimin e QNX në sistemet Infotainment të makinave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë