Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, gjatë fjalës që mbajti në seancën plenare.

 

Duke diskutuar për buxhetin e vitit 2021, Rama tha se nëse qytetarët do të votojnë për PD në 25 prill, si dhuratë do të marrin edhe Ilir Metën e Monika Kryemadhin.

 

Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, Rama u shpreh se ai udhëheq Lulzim Bashën në betejat politike.

 

“Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhru për t’i larguar nga detyra ata njerëz, me një tjetër gropë borxhesh dhe likuiditetesh. Sot janë të njëjtët njerëz, por me tjetër formulë, jep nji, të marrësh tre madje. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilir Metën bashkë me Monikën. Se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur, por si luan. Nuk kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria, pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd dhe do të kishte fundosur vendin nëse në krye do të ishin ata që sot janë të papunë dhe që vetëm shajnë, shpifin, akuzojnë, sajojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por në kushtet kur po rindërton me ritme jashtëzakonisht të larta. Mjafton të bëjmë një krahasim jo shumë të komplikuar me një vend fqinj që është fuqi ekonomike botërore, ka kaluar disa tërmete, dhe eksperiencat janë të ndryshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *