Policia e Tiranës ka vënë në pranga Roland Milo i dyshuar për vrasjen e Sokol Ramës, i cili qëndronte i fshehur tek shtëpia e motrës në Vaqarr.

 

Ndërkohë Sokol Rama u gjet i vrarë në një humnerë në zonën e Limarit në Këlcyrë në automjetin e tij. Babai i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur në polici nga i ati, ndërkohë që rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe me precedentë penalë.

 

Sipas informacioneve policore dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me trafikun e drogës, ku mendohet se merrej me transportin e lëndës narkotike, ndërkohë që kishte humbur gjurmët qysh prej datës 6 shkurt.

 

Gjithashtu mësohet se nga hetimet e policisë telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashërit dhe më pas asnjë gjurmë.

 

Këta dy persona dyshohet se mund të ketë lidhje me prishje të pazareve të drogës, teksa mendohet se kanë qenë duke transportuar lëndë narkotike drejt Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *