Subscribe

E nëse te gjithë jane te mendimit se ndeshja me Izraelin është nje përplasje me rivalin direkt për vendin e trete, gardiani i portës kuqezi karikon skuadrën per te mare maksimumin. Per Etrit Berishën, vendi i trete do te ishte nje dështim, duke ju referuar kualifikimit dhe pjesëmarrjes dinjitoze ne Euro 2016. Nëse Shqipëria do te siguroje vendin e dyte, atëherë ndeshja me Izraelin, duhet fituar. Ndërkohe, Federata Shqiptare është detyruar te ndërhyjë duke konsideruar te pavërtete dhe pa asnjë baze reale nje shtyrje te ndeshjes me Izraelin. FSHF rikonfirmon se takimi do te luhet te shtunën e 12 nëntorit dhe ndërrimi i stadiumit është bere pas kërkesës se FIFA-s per arsye sigurie. Gjithçka ka ardhur pas raportimeve te mediave izraele se ndeshja nuk do te zhvillohej as ne Elbasan, por po diskutohej shtyrja per ne nje date tjetër te vitit te ardhshëm, çka ka sjelle reagimin e institucionit te futbollit, duke mohuar zyrtarisht një skenar te tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *