E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fshehu të ardhurat dhe nuk pagoi taksat, arrestohet 60 vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave”

 

Shtetasi I ndaluar është I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.

 

Reklamë

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

 

Ky shtetas, sipas policisë, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë