E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fshehën drogë me vlerë 100 mijë euro në kuti bananesh, arrestohen 12 persona në Gjermani, mes tyre edhe shqiptarë

Policia gjermane ka vënë në pranga 12 persona, ku mes tyre edhe disa shqiptarë.

Sipas mediave të huaja, janë sekuestruar 2 ton kokainë në qytetin e Hamburgut, me vlerë në treg rreth 100 milionë euro.

Reklamë

Sasia e drogës ishte e fshehur në disa kuti me banana.

Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i konteinerëve Altenëerder për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga. Policia tha se kamioni u ndal në një magazinë pas një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane.

Reklamë

Lidhur me këtë operacion reagoi edhe ministri i Brendshëm i i Hamburgut, Andy Grote.

 “Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga konfiskimet më të mëdha në një operacion në vazhdim,” tha Andy Grote. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë