E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fsheh Iphone në këpucë, pranga policit të burgut të Fushë-Krujës

Tentoi të fuste sende të paligjshme, arrestohet në flagrancë punonjësi i policisë të IEVP-së Fushë-Krujë, Bib Prend Beqiri, 56 vjeç.

 

Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u krye për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

 

Reklamë

Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

 

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë