E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Frroku humb betejën në Strasburg

Gjykata e Strasburgut ka refuzuar padinë për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku, i cili paraqiti në këtë gjykatë një ankesë kundër arrestimit të tij.

 

Përmes një dokumenti të publikuar këtë të martë Gjykata e Strasburgut, sqaron se nuk ka asnjë shkelje të nenit 5 të Konventës. Sipas vendimit të saj thuhet se në vitin 2015, Frroku anëtar i Parlamentit në atë kohë, u ngritën tre grupe procedimesh penale kundër tij, duke përfshirë atë të vrasjes me paramendim, pastrimit të parave dhe deklaratave të rreme.

 

Reklamë

Ai u vu nën arrest shtëpiak nga 26 marsi i vitit 2015, ndërsa Parlamenti autorizoi arrestimin e tij më 2 prill të atij viti.

 

Në procedurat gjyqësore të mëvonshme, Gjykata Supreme e vërtetoi ligjshmërinë e vendosjes në paraburgim, duke gjetur se ekziston rreziku i manipulimit të provave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë