E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Frrokaj: Asnjë provë kundër meje

Ilustrim · Vizion Plus

Në dëshminë e dhënë para Prokurorisë, kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ka thënë se arrestimi i tij është bërë pa asnjë provë që mund ta përfshijë në skandalin e tjetërsimit të pronave. Frrokaj ka pranuar se ka firmosur dokumentet e përgatitura nga vartësit, por ka mohuar që të ketë lidhje me ndryshimet e bëra në titujt e pronësisë së tokave.

 

Mësohet se Frrokaj ka thënë para prokurorëve se nuk ka asnjë lidhje me akuzën, pasi i vetmi veprim i tij ka qenë siglimi i një shkrese të përgatitur nga vartësi i tij, mbi bazën e dokumenteve që ka dorëzuar një qytetar.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh