E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Front opozitar kundër Ramës”, Berisha: Koalicioni më i gjerë që nga viti 1991

Nga Pogradeci, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se do të krijojë frontin më të gjerë opozitar në betejën elektorale kundër kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Në 34-vjetorin e krijimit të PD në Pogradec, Berisha hoqi paralele mes Shqipërisë së vitit 1991 dhe realitetit sot.

“Sot kemi një detyrë dhe detyra më e madhe e jona është, krijimi i një fronti më të gjerin që ka njohur Shqipëria nga viti 1991. Fronti në vitin 1991, iu kujtohet disave që janë këtu, ne e krijuam edhe me ata që rrëmbyen armët kundra nesh. Të jemi realistë, ne në 1991 nuk fituam asnjë fshat. Ishin të indoktrinuar. Por në 1992 ne fituam në çdo fshat, sepse e kuptuan që ne nuk ishim fashistë, siç na paraqisnin”, tha Berisha.

Reklamë

Kryetari i PD, Sali Berisha, shfrytëzoi krahasimin me vitin 1991 edhe kur foli për situatën me të cilën përballen sot pensionistët.

“Atëherë dyqanet ishin bosh. Sot dyqanet janë plot. Po kjo vitrinë e është e ndaluar për një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë. Çfarë i duhet dyqani plot pensionistit që, merr 170 euro në muaj, duhet të paguajë dritat, ujin, njëlloj sa ai që merr 7 mijë euro në muaj, duhet të paguajë ilaçet njëlloj si ai. Çfarë i mbetet atij, më thoni ju mua? Qoftë demokrat, socialist, i pa parti”, tha Berisha.

Berisha premtoi se, nëse PD fiton zgjedhjet në 11 maj, asnjë qytetar shqiptar nuk do të ketë të ardhura më të ulëta se 200 euro në muaj, qoftë pensionist apo i papunë.

“Ne do vendosim minimumin jetik. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Dhe ai që nuk merr asnjë qindarkë, do marrë 200 euro. Edhe ai që merr 100 euro, do marrë 200 euro. Edhe pensionisti në fshat që merr 120 euro, do marrë 200 euro. Pensionisti në qytet që merr 170 euro, do marrë 200 euro”, tha kreu i PD.

Berisha u premtoi demokratëve se 11 maji është dita kur e djathta do të kthehet në pushtet./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë