Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

“Front kundër narko-regjimit”, Berisha: Të premten, takim me faktorët opozitarë. Protesta masive për të rrëzuar Ramën

5 Janar 17:01

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar si përgjegjës për dy çështjet që po hetohen nga Spaku; tenderat në infrastrukturë dhe tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në një konferencë me gazetarët Berisha lajmëroi se të premten do të zhvillojë një takim me çdo faktor opozitar për betejën kundër qeverisë “Rama>

“Për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë. Për opozitën, bllokimi nga Edi Rama i heqjes së imunitetit të Lubi Ballukut, marrja në mbrojtje e delinkuentes Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e tmerrshme me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë për t’i dhënë narko-diktatorit të tyre atë fund të turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelës”, tha Berisha. 

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel kushtetutën e rregulloren e kuvendit, duke mos lejuar shqyrtimin e kërkesës së Spakut për imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku

“Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershëm, iu bëri të ditur shqiptarëve se ai është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët e tij”, shtoi kreu i PD. 

Por Berisha artikuloi akuza të ashpra edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila në datë 22 janar do të vendosë nëse Spaku dhe Gjykata e Posaçme ka apo jo të drejtë të pezullojë një ministër.

‘Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS.”

Sipas Berishës Kushtetuesja ka aplikuar dy standarde, pasi legjitimoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama kundër Spakut për rastin Balluku, por nuk legjitimoi kërkesën e 1/5 së deputetëve të kuvendit për rastin e tij edhe pse e drejta e tyre për të vënë në lëvizje Kushtetuesen është e pakufizuar./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha PD Protesta rama

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria përball...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.