Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Frikë për sulme të reja amerikane,të shtëna armësh në Karakas, ushtria patrullon rrugët e Venezuelës

6 Janar 13:18

Të shtëna intensive me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie në zonën pranë pallatit presidencial Miraflores.

Sipas raportimeve, janë përdorur armë automatike dhe mitroloza kundërajrorë, ndërsa të shtënat janë përqendruar në perimetrin ku ndodhet pallati presidencial.

Kjo zonë është kthyer në epiqendrën e tensioneve, vetëm një ditë pasi Delcy Rodríguez u betua si presidente në detyrë, pas kapjes së Nicolás Maduro-s në një operacion ajror amerikan.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë lëvizje të shumta të automjeteve ushtarake dhe mjeteve të blinduara, si dhe trupa të armatosura në formacione luftarake në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në disa video shfaqen edhe grupe motoçiklistësh të armatosur me pushkë, të cilët dyshohet se i përkasin njësive paraushtarake nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

❗️⚠️🇻🇪 – BREAKING: Explosions near the Venezuelan Presidential Palace. Heavy gunfire has been reported near the Miraflores Presidential Palace in downtown Caracas, the capital of Venezuela.

The city’s streets are filled with alert defense forces, armed groups, and reports of… pic.twitter.com/gVFbwDmicu

— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) January 6, 2026

Raportohet gjithashtu se disa ndërtesa banimi janë goditur nga plumbat, duke shkaktuar dëme në dritare.

Të shtënat kanë nisur rreth orës 01:30 të mëngjesit  kanë vijuar me intensitet të lartë për mbi 30 minuta. Pas kë tij harku kohor, autoritetet kanë deklaruar për një televizion lokal se “situata është vënë nën kontroll”.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti mund të jetë shkaktuar nga prania e dy dronëve që janë vënë re duke fluturuar mbi pallatin presidencial.

Ky zhvillim ka ngritur alarmin për një ndërhyrje të mundshme të re amerikane, duke detyruar forcat e sigurisë të reagojnë dhe të aktivizojnë sistemet kundërajrore për mbrojtjen e institucioneve shtetërore.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa ndërtesave qeveritare në qendër të kryeqytetit venezuelian. Mediat rajonale raportojnë se ministritë dhe institucionet shtetërore në zonën e përleshjeve janë mbyllur, ndërsa bizneset dhe lagjet përreth janë izoluar për arsye sigurie, duke lënë qytetarë dhe klientë të bllokuar brenda ambienteve.

Deri në këto momente, autoritetet vendase  nuk kanë dhënë një sqarim të detajuar mbi shkaqet e sakta të të shtënave, ndërsa situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar dhe nën masa të rrepta sigurie.

Gjithçka ndodhi pas arrestimit te presidentit të  Venezuelës  Nicolas Maduro nga forcat amerikane.

Pasi dolën në gjykatën federale të  Manhatanit  ai dhe bashkëshortja e tij i mohuan akuzat . Maduro akuzohet se ka mbikëqyrur një rrjet të trafikut të kokainës që ka bashkëpunuar me grupe të dhunshme, përfshirë kartelin Sinaloa dhe Zetas të Meksikës, rebelët e Kolumbisë dhe banda të tjera venezuelase.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Venezuelë

Nga e njëjta kategori

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin për pazar në Greqi e Maqedoni

më shumë...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U bashkuan edhe socialistë!

më shumë...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.