E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 43 minuta më parë
Bota

Frikë nga fruthi, zbulohen 1000 raste të reja

Përhapja e vazhdueshme e fruthit në Zelandën e Re arriti majat me mbi 1,000 raste të konfirmuara.

 

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se 1,051 njerëz janë prekur nga sëmundja në periudhën 1 janar – 5 shtator.

 

Reklamë

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

 

Edhe pse vaksinimi efektiv është i disponueshëm, në disa vende të zhvilluara sëmundja është rikthyer me të madhe.

 

Globalisht, numri i rasteve është katërfishuar në tre muajt e parë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Në Zelandën e Re, shpërthimi i sëmundjes është përqendruar kryesisht në qytetin më të madh të këtij vendi Aukland, ku janë konfirmuar 877 raste.

 

Ministria e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë, duke bërë thirrje që secili person i moshës 1 deri në 50 vjeç të vaksinohet, nëse nuk është vaksinuar./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë