Mbrëmjën e sotme ju këshillojmë t’i mbani të gjithë sytë nga qielli, por edhe nga Living.al pasi Hëna e plotë do të kalojë në shenjën e parafundit të horoskopit, Ujorit, duke shënjuar kësisoj një tranzicion astrologjik që do të na prekë të gjithëve. Ky fenomen do të ndodhë në të njëjtën kohë që Dielli është vendosur në Luan, kështu që bëhuni gati për një periudhë të tejmbushur me dyshime, pyetje të vazhdueshme, nevojë për t’u sqaruar etj, e thënë më ndryshe përgatituni për “Gusht e gunë” në planin shpirtëror.

 

Dashi

 

I dashur Dash, ke menduar ndonjëherë si kontribuojnë njerëzit që të rrethojnë në rritjen tënde personale? Është shumë normale ta pyesësh veten nëse ke njerëzit e duhur në jetë, që të ndihmojnë të realizosh ëndrrat e tua dhe të përmirësohesh.

 

Demi

I dashur Dem, Hëna e plotë në Ujor do të të ndihmoj të besosh më shumë në intuitën tënde dhe ta përdorësh atë sa herë lipset nevoja. Është e mira të mos neglizhosh karrierën, shtëpinë dhe familjen.

 

Binjakët

Të dashur Binjakë, ndonjëherë faktet janë shumë të rëndësishme që ta çlironi veten nga faji. Gjithsesi, nuk është asnjëherë e parashikueshme mënyra e reagimit kur përballesh me disa pengje të së shkuarës. Çlirohuni prej tyre dhe besojini procesit të vetëshërimit.

 

Gaforrja

E dashur Gaforre, emocionet gjatë kësaj periudhe do të jenë të forta dhe të ndërlikuara, ndaj lejoje veten t’i ndjesh të gjitha, ama, mos i lër të të ndikojnë. Gjej balancën e brendshme dhe vepro në mënyrë të kthjellët.

 

Luani

 

Luan, beso në vetvete! Kjo Hënë e plotë të shtrëngon pak rripin dhe të bën të logjikosh në mënyrë më racionale, si dhe të ndash faktet reale nga imagjinata. Gënjeshtrat më të mëdha janë ato që i themi vetes.

 

Virgjëresha

 

E dashur perfeksioniste e horoskopit, merr kohën tënde për t’u larguar nga situatat stresuese. Planifiko një buxhet të caktuar për pushimet, kujdesin ndaj vetes dhe për të investuar në të ardhmen tënde. Pasi t’i bësh të gjitha këto, do të jesh shumë më e qetë për të gjitha situatat me të cilat do të përballesh.

 

Peshorja

 

E dashur Peshore është koha që të mos luash më vërdallë, por të përqendrohesh te qëllimet e tua. Mos harro që të ndjekësh ëndrrat mund të jetë shumë argëtuese, ndaj mos e lër veten në baltë. Shkëputu nga zakonet e vjetra dhe bëj më të mirën për veten.

 

Akrepi

 

I dashur Akrep mos ndoshta ke harruar të marrësh ajër të pastër? Je totalisht i përqendruar te vetja, por Hëna e plotë të fton të dalësh nga zona jote e rehatisë, të socializohesh dhe krijosh lidhje me njerëz të tjerë.

Shigjetari

 

Kjo periudhë të rikthen te librat e preferuar, te faqet që të kanë dhënë aq gëzim dhe trishtim. Mëso, lexo, edukohu më shumë, për t’u bërë personi që ke ëndërruar të jesh.

 

Bricjapi

 

Për të 100-tën herë, kërko ndihmë kur të duhet. Disa njerëz do të duan të të ndihmojnë, mjafton një fjalë nga ana jote i dashur Bricjap. Kujtohu që jo çdo gjë mund ta bësh vetë, përkundrazi, puna në grup, shpesh, është më produktive.

 

Ujori

 

Ujor i dashur, dëshira për të ndihmuar të tjerët do të të çojë shumë më larg se fiksimi që ke me izolimin dhe vetminë. Është momenti perfekt për të investuar te miqtë dhe për të pasur më shumë besim te vetja dhe ata që të rrethojnë.

 

Peshqit

 

Të dashur Peshq merrni kohën të të udhëtoni dhe të bëni gjërat që doni , ama mos u shkëpusni nga realiteti. Është e vërtetë që imagjinata është më e bukur se ajo që prekim dhe jetojmë çdo ditë, por ka ardhur momenti të lëshoni rrënjë të forta për një të ardhme të sigurt./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *