E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Frika nga koronavirusi/ Kina dezinfekton edhe kartmonedhat

Në vazhdimësi të përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë mbi 1.500 persona, Kina do të dezinfektojë kartmonedhat brenda 14 ditësh.

 

Zv.guvernatori i Bankës Qendrore në Kinë, Fan Yifei qartësoi se do të përdoren rrezet ultravjollcë ose temperaturat e larta për dezinfektimin e kartëmonedhave kineze, juan, të cilat më pas do të vulosen dhe izolohen për 7 deri në 14 ditë para se t’i rivendosin në qarkullim.

 

Reklamë

Shumë kinezë kanë kufizuar përdorimin e kartëmonedhave për shkak të frikës nga virusi i rrezikshëm, duke zgjedhur që blerjet t’i kryejnë në internet.

 

“Eshtë e nevojshme të minimizohet përdorimi i kartmonedhave, për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e përdoruesve”, tha Yifei.

 

Ndër të tjera, zv.guvernatori sqaroi se bankave iu është kërkuar të ofrojnë kartëmonedha të reja për klientët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë