Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2026
Vizion fokus

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një...

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian: Mund të...

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë...

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA vlerëson rrezikun

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në shkretëtirën...

Intesa Sanpaolo Bank, 20 mln euro për bizneset. Kush...

13 mijë pensionistë ende në punë. A duhet ti...

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por pa punëtorë…

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të...

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet asgjë, nëse...

Frika është ngjitëse, njerëzit e ndiejnë më shumë kur gjenden në mesin e turmës

9 Shkurt 22:56

Frika është një ndjenjë vërtet ngjitëse, dhe ekspertët thonë se pasja e më shumë njerëzve rreth teje për mbështetje, nuk do të ndihmojë aspak. Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, përdorën për eksperimentin e tyre një shtëpi me 17 dhoma, ku thuhet se ndodhin dukuri paranormale.

 

Ata zbuluan se pjesëmarrësit në eksperiment, ishin më të frikësuar kur grupi që kalonte nëpër dhomat e saj shtëpie, ishte më i madh në numër. Po ashtu, ekipi zbuloi se frika e tyre shtohej gjithnjë e më shumë, kur njerëzit lëviznin nga njëra dhomë në tjetrën.

 

Shkencëtarët thonë se kur përballen me frikën, njerëzit kanë më shumë gjasa të kenë një reagim fizik të shtuar, kur kanë përreth edhe njerëz të tjerë. Ky “efekt fazor” përfshin ndryshime të shpejta që përjeton trupi, ndërsa reagon ndaj një ngjarjeje, dhe ka më shumë gjasa që të ndodhë kur njerëzit e tjerë përballen me të njëjtën gjë.

 

Pra, nëse një miku ynë nis të dridhet nga frika dhe reagon ndaj shkaktarëve traumatikë, studimi zbulon se edhe njeriu më i qetë mund të trembet nga ky shkak. Studuesit iu kërkuan pjesëmarrësve në këtë test, të shëtisnin nëpër shtëpinë e çuditshme vetëm ose në grup, si dhe të mbanin disa pajisje në dorë për monitorimin e simptomave fiziologjike.

 

Gjatë eksperiencës 30-minutëshe, ata u përballën me situata që imitonin kërcënimin e mbytjes, një makinë që po afrohej me shpejtësi, dhe një breshëri të shtënash nga një skuadër pushkatimi.

 

Rezultatet treguan një lidhje pozitive midis numrit të miqve në grup dhe zgjimit tonik, që pasqyron reagimin e përgjithshëm fizik të trupit ndaj stresit ose emocioneve. Mesatarisht, sa më shumë miq që kishin me vete pjesëmarrësin, aq më i madh ishte reagimi i tyre fizik.

 

Gjetje të tjera, zbuluan se pjesëmarrësit me një reagim të fortë fillestar që në dhomën e parë të shtëpisë, shfaqë reagime fizike më të forta kur vizituan dhomat e tjera. “Ka shumë faktorë që ndikojnë mbi mënyrat se si reagon trupi i njeriut ndaj kërcënimit”- thotë dr.Sarah Tashjian.

“Ne zbuluam se efekti ngjitës që kanë emocionet e lidhura me tronditjet, parashikueshmërinëe kërcënimit dhe ndjenjat subjektive të frikës, ishin të gjitha të rëndësishme për trupin që po reagonte”– shtoi ajo.

 

“Me këtë eksperiment ne treguam se miqtë e shtojnë frikën e dikujt, dhe frikësimet e papritura prodhojnë më reagime dhe nivele më të larta përgjigjesh në trup, sesa frikësimet e parashikueshme”- theksoi ajo.

Posted Under:
Kryesoret Lifestyle
Tagged:
Frike Njerëz Turmë

Nga e njëjta kategori

Plagoset me armë gjatë mesnatës polici në Tirane

më shumë...

Forcojnë zemrën dhe trurin, ja përse duhet t’i konsumoni frutat e thata

më shumë...

13 mijë pensionistë ende në punë. A duhet ti tatojmë njësoj si çdo punonjës?

më shumë...

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda 24 orësh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:23

Plagoset me armë gjatë mesnatës polici në...

10:46

Forcojnë zemrën dhe trurin, ja përse duhet...

10:34

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë...

10:17

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian:...

10:09

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me...

10:00

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA...

9:24

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake...

8:51

Intesa Sanpaolo Bank, 20 mln euro për...

8:22

13 mijë pensionistë ende në punë. A...

7:59

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por...

7:42

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk...

7:27

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet...

7:00

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të...

6:43

IDF: Hezbollahu lëshoi 200 raketa drejt Izraelit...

6:30

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë: Trump nuk i...

6:20

Sulme me dronë në disa rajone ruse,...

5:43

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet...

5:23

Britania vendos sistem të ri anti-dron në...

4:59

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

4:39

Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Maj 2026
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.