E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Françesk Radi në gjendje të rëndë, Tefra Radi mesazh për mjekët

Prej ditës së djeshme, kantautori dhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, Françesk Radi ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin “Nënë Tereza”. Si pasojë e një hemoragjie cerebrale, kantautori po lufton me vdekjen. Thirrja ka qënë e menjëhershme e bashkëshortes së tij, Tefta Radi për ndihmë, për një kurim më të specializuar të tij jashtë Shqipërisë.

 

 

Ka qënë i menjëhershëm reagimi i instancave shtetërore shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka shprehur gadishmërinë e tij, ministrja e shëndetësisë, kreu i opozitës dhe përfaqësues të tjerë të partive politike në vend, po ashtu. Por mjekët nuk e kanë parë të arsyeshme, që një nxjerrje jashtë vendit do të ishte më vend, pasi gjendja e artistit është shumë e rëndë.

Reklamë

 

 

Në këtë moment të vështirë të jetës së saj, Tefta Radi ka dhënë një mesazh falenderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë