Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë...

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë,...

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat...

Francë: Qeveria miraton reformën e pensioneve pa e kaluar në parlament

16 Mars 23:16

Qeveria franceze e imponoi reformën e saj të debatuar të pensioneve pa votim në parlament. Kryeministrja Elisabeth Borne i shpjegoi Asamblesë Kombëtare se do të përdoret neni 49.3 i Kushtetutës. Ai lejon miratimin e një ligji pa votim nga Asambleja Kombëtare. Megjithatë, qeveria duhet të kapërcejë një mocion mosbesimi të lidhur me të.

 

Në shenjë proteste, politikanët e opozitës kënduan himnin francez dhe brohoritën. Më pas seanca u pezullua. Në Asamblenë Kombëtare, kampi i qeverisë së Presidentit Macron nuk ka një shumicë të mjaftueshme dhe duhet të mbështetet në votat e republikanëve konservatorë. Por si duket Macroni nuk ishte i sigurtë se do ta merrte në votim mbështetjen e konservatorëve. Dhe një dështim në votim do ta shenjonte në mënyrë të përhershme negativisht presidencën e tij. Më herët gjatë ditës, Senati e pati miratuar reformën e pensioneve.

 

Projektet e reformës përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Javët e fundit, protesta kombëtare kundër këtij projekti janë zhvilluar disa herë në Francë dhe kanë mbledhur qindra mijëra njerëz. Në këtë kontekst, kampi i qeverisë pritet të pësojë humbje në rast zgjedhjesh të reja.

 

Dy të tretat janë kundër reformës

 

Sipas sondazheve, rreth dy të tretat e francezëve janë kundër reformës. Gjashtë nga dhjetë francezë janë gjithashtu në favor të demonstratave të reja, edhe pas miratimit përfundimtar të tekstit. Dje, sipas Ministrisë së Brendshme, 480.000 vetë protestuan sërish kundër planeve të pensioneve. Greva sot priten edhe në hekurudha, rafineritë e naftës dhe grumbullimin e plehrave. Në Paris, tashmë janë grumbulluar male plehrash.

 

Qeveria franceze kërkon të shmangë një deficit në fondin e pensioneve me këtë reformë. Pensionet e posaçme, në fuqi deri tani, duhet të hiqen për të gjithë ata që punësohen rishtazi. Nga ana tjetër, pensioni minimal për një periudhë kontributi të plotë do të rritet në 1200 euro. Punësimi i të moshuarve gjithashtu do të inkurajohet.

 

Rritja graduale e planifikuar e moshës së pensionit nga 62 në 64 është veçanërisht e debatueshme në Francë. Por pensioni faktik në Francë fillon mesatarisht më vonë edhe sot. Ata që nuk kanë kontribuar mjaftueshëm për të marrë një pension të plotë punojnë më gjatë. Vetëm në moshën 67 vjeç jepet një pension pa zbritje, pavarësisht periudhës së kontributeve. Reforma konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme të presidentit Macron. Nëse projektet e tij nuk marrin shumicën, kërcënohet një krizë qeveritare./DW/

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Francë miratim parlament Pensione

Nga e njëjta kategori

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa Ukrainën

më shumë...

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, dorëzon i pari kandidaturën në KLP

më shumë...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti kur i ofron karamele të pranishmëve

më shumë...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia Saudite godasin milicitë e mbështetura nga Irani në Irak

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

10:59

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin,...

10:34

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e...

10:04

Konflikti për pronën mes dy familjeve në...

9:57

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit...

9:43

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA...

9:41

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i...

8:48

Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e...

8:42

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë...

8:31

“Kujdes me premtimet që bëni”, parashikimi i...

8:16

Temperatura të larta, parashikimi i motit për...

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

10:16

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja:...

10:00

Media franceze jep detajet nga arrestimi i...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.