Subscribe

Qindra emigrante qe jetojnë ne nje kamp ne qytetin Port Kale ne France, i njohur ndryshe si “Xhungla”, jane urdhëruar te largohen, pasi ne te kundërt do te dëbohen. Atyre u eshte lene afat deri mbrëmjen e se martës per ta braktisur kampin, ose do te largohen me force nga policia. Shumica e tyre jane siriane dhe irakene, te cileve u eshte kërkuar te zhvendosen ne disa konteniere apo qendra te tjera pritjeje ne France. Por sipas shoqatave qe punojnë ne kete kamp ato gjenden larg dhe nuk plotësojnë nevojat dhe as zgjidhin problemet e tyre.
Zona ku gjendet kampi eshte shndërruar ne nje qender kulturore per emigrantet, me dyqane, shkolle dhe hapësire per te kryer ritet fetare. Por autoritetet franceze duan ta kthejnë ate ne gjendjen e mëparshme.
Nga te dhënat zyrtare, rezulton se nga ky vendim per te shkatërruar kampin pritet te preken rreth 1 mije emigrante, por vullnetaret ne terren thone se shifra është dy here me e larte. Mijëra emigrante nga Lindja e Mesme dhe Afrika gjenden ne qytetin port Kale me shpresën per te vijuar udhëtimin drejt Britanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *