Francë 2016, nisin zyrtarisht përgatitjet

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet per evropianin France 2016. Kuqezinjtë janë akomoduar ne hotelin Falkenshtainer ne provincën Bad Valsedorf aty ku kane zhvilluar edhe stërvitjen e pare. Nen urdhrat e De Biasit, kane qene 19 futbolliste me lojtaret e fundit qe i jane bashkuar skuadrës Balaj, Mavraj, Roshi e Gashi. Skuadra pritet te kompletohet ne 29 maj me lojtaret e fundit. Numri nje i pankines kuqezi ka zhvilluar nje stërvitje prej 80 minutash me vrapim te lehte, strecing, ushtrime me topin, por edhe nje ndeshje kontrolli prej 24 minutash per te pare gjendjen e lojtareve. Skuadrat janë ndare me Berishën, Hysaj, Ajeti, Rrahmani, Lenjani, Basha, Lila, Roshi e Cikalleshi me sulmuesin e Basaksehir qe ka shënuar tre gola. Ne kampin kundërshtar ka qene Shehi, Cana, Mavraj, Gjimshiti, Shala, Abrashi, Rashica, Gashi e Balaj me golin e vetëm qe eshte shënuar nga shkodrani. Nga dita e sotme, kuqezinjtë zhvillojnë dy seanca stërvitore ne dite deri te dielën e 29 majit kur do te zhvillojnë miqësoren me Katarin ne Hartberg. Me pas, kombëtarja udhëton drejt Italisë ku ne 3 qershor ne Atleti Azurri te Bergamos do te zhvilloje miqësoren e dyte ne orën 20:30 kundër Ukrainës.



