E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca zhvilloi stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë

Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia.

Forcat speciale franceze realizuan stërvitje vjeshtën e kaluar, duke simuluar një ndërhyrje të mundshme në Ukrainë.

Ushtria franceze kaloi disa javë duke u trajnuar në një vend shumë të klasifikuar si pjesë e operacionit të koduar “Perseu”. Stërvitjet ishin bazuar në mësimet e nxjerra nga mbrojtja e Ukrainës ndaj pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Mbi 3000 ushtarë francezë morën pjesë, duke u trajnuar në terrene të dizajnuara për të imituar zonën rreth lumit Dnipro, në veri të Kievit. Ushtrimet u përqendruan në përgatitjen e forcave franceze për të kundërshtuar një avancim të mundshëm rus nga Bjellorusia.

Reklamë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar disa herë se aleanca e NATO-së duhet diskutuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë