Subscribe

Franca është e vendosur në kërkesën e saj për të reformuar metodologjinë e zgjerimit të unionit. Në një dokument i cili pritet t’i propozohet Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, Parisi zyrtar parashtron katër kushte kyçe për vendet kandidate.

 

“Një qasje e përtërirë ndaj procesit të pranimit është e nevojshme për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në terma konkret në lidhje me reformat e nevojshme për të përmbushur plotësisht sundimin e ligjit. Kjo qasje duhet të shoqërohet nga një angazhim i fortë nga Bashkimi Evropian në mënyrë që t’i ndihmojë ata të përballen me sfidat e shumta dhe komplekse që lidhen me zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, të kenë komandën e kompetencave në lidhje me territorin e tyre, dhe të përballen me migracionin dhe sfidat e tyre të sigurisë .”

 

Në dokument shpjegohet edhe vetoja franceze për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Aty theksohet transformimi shumë i ngadaltë politik, ekonomik e shoqëror i domosdoshëm për të ardhmen dhe vetë procesit e anëtarësimit.

 

“Njëzet vjet pasi njohën perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkundër reformave të ndërmarra dhe akteve të guximshme të pajtimit, transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale të kërkuara për një anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në vendet kandidate mbeten të pamjaftueshme.”

 

Katër parimet mbi të cilat është hartuar metodologjia e re do të përfshijnë: anëtarësimin gradual, rezultate te dukshme në reforma, kushte të rrepta dhe pakthyeshmëri të procesit.

 

ZBULOHET METODOLOGJIA E ZGJERIMIT    

FRANCA SHPJEGON VETON PER SHQIPERINE E MAQEDONINE E VERIUT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *