Franca ka shkatërruar ne komplet kuptimin e fjalës nje Holande pa asnjë shenje dëshire apo mundësi per te kundërshtuar, por qe fale humbjes se Suedisë ne Bullgari, serish mbetet ne loje per t’u kualifikuar ne botëror. Përballe njëra tjetrës ne Sant Denis kane qene dy skuadra krejt te kundërta, njëra e re ne moshe dhe e uritur per rezultate dhe tjetra e moshuar e lodhur dhe pa asnjë dëshire.

 

Ne minutën e 14 Grizman finalizon mrekullisht nje aksion me nje takim dhe ndeshja merr fugen e saj te pritshme. Ne pjesën e dyte gjerat komplikohen edhe me shume kur Strotman merr dy te verdha brenda 6 minutave dhe e le skuadrën me 10 lojtare dhe këtu nis tragjedia. Thomas Lemar shënon nje super gol nga jashtë zone ne minutën e 73. Ndërsa përsëri ai ne te 88 dhe me pas Kilian Mbape vulosin shifrat ne 4-0. Franca merr kryesimin e grupit A me  16 pike, pasi Suedia bën hara-kiri ne Bullgari dhe humbet 3-2 dhe mbetet ne kuotën 13 pike.

 

Nordiket e kane patur te pamundur te kalojnë ne avantazh pasi gjithnjë është dashur t’u përgjigjen golave te bullgareve. Këta te fundit tashme janë te tretet me 12 pike nje me pak se Suedia e vendit te dyte dhe kane realisht shanse, madje me shume se Holanda me 10 pike per vendin e dyte. Luksemburgu ka mundur minimalisht Bjellorusinë dhe është serish i fundit me 4 pike.

 

Surpriza nuk ka ne grupin B, ku favoritet kane marre trepiket e radhës. Portugalia mundi ishujt Faroe 5-1 me tre gola te Kristiano Ronaldos, ndërsa Zvicra e vendit te pare u mjaftua me nje rezultat 3-0 kundër Andorres. Edhe Hungaria mundi Letoninë 3-1.

 

Befason Greqia ne grupin H, por edhe Bosnja nuk mbetet me pas. Greket nuk kane shkuar me shume se nje barazim 0-0 ne Karaiskaqi kundër Estonise dhe u duk sikur Bosnja do t’i parakalonte ne renditje te paktën pas rezultatit te pjesës se pare 0-2 ne Qipro me gola te Sunjic dhe Visces. Por ne pjesën e dyte bllekaut total i boshnjakeve qe pësojnë tre gola dhe humbasin ndeshjen dhe shansin per vendin e dyte.

 

E para është Belgjika qe shkatërroi Gjibraltarin 9-0 dhe udhëheq grupin me 19 pike 6 me shume se Greqia e vendit te dyte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *