E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca nuk gjen paqe, fundjava me protesta të mëdha në disa qytete

Policia përdori të shtunën gazin lotsjellës ndaj “jelekëve të verdhë” në qytetin perëndimor francez Nantë, një fundjavë tjetër protestash antiqeveritare që kanë përfshirë Francën.

Protestat filluan nëntorin e kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit.

Ato u shndërruan shpejt në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron, pavarësisht se qeveria nxitoi të hiqte taksën e shtuar dhe të merrte masav të tjera me vlerë prej më shumë se 10 miliardë euro për të rritur fuqinë blerëse të njerëzve me të ardhura më të ulta.

Megjithë përplasjet me policinë në Nantë, demonstratat në qytetet e tjera kryesore franceze ishin paqësore, krahasuar me javët e fundit. Kjo pjesërisht si rrjedhojë e mobilizimit më të madh të policisë.

Në Paris, sipas ministrisë së brendshme franceze, marshuan rreth 3,100 vetë./VOA

Vazhdo të lexosh

Reklamë