E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca mban zgjedhjet presidenciale, sondazhet favorizojnë Macron

Në Francë, rreth 48.7 milionë qytetarë sot kanë të drejtën që të zgjedhin mes 12 kandidatëve, në raundin e parë të garës presidenciale. Sondazhet e opinionit favorizojnë presidentin aktual, Emmanuel Macron i cili pretendon një mandat të dytë pesë vjeçar. Ndërkaq, Marine Le Pen konsiderohet rivalja e tij kryesore, ndërsa majtisti Jean-Luc Mélenchon, pritet të dalë i treti.

 

Dy kandidatët kryesorë Macron dhe Le Pen kanë pikëpamje shumë të ndryshme sa i përket politikës së jashtme dhe qasjes ndaj Rusisë, por edhe Bashkimit Evropian, financat publike apo për investitorët e huaj.

 

Reklamë

Një fitore e Macron shihet si vazhdimësi për Francën, ndërkaq Le Pen do të vinte me ndryshime të mëdha. Pas largimit të Britanisë së Madhe nga unioni, Franca është fuqia kryesore ushtarake e bllokut. Po ashtu, është ekonomia e dytë më e madhe, dhe largimi nga politika e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë presidentit Macron një rol më të rëndësishëm në Evropë. Një fitore e Le Pen do ta përplaste Francën me partnerët e BE-së.

 

Shqetësimet kryesore për votuesit, sipas sondazheve, janë rritja e madhe e çmimeve të energjisë dhe rritja e inflacionit. Sondazhet po ashtu tregojnë se ata  janë të pakënaqur me politikat ekonomike të Emmanuel Macron, edhe pse niveli i papunësisë është më i ulëti ndër vite. Po ashtu, mënyra sesi Macron ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, pritet të luajë rol në këto zgjedhje, pavarësisht se kufizimet kundër COVID-19 pothuajse janë hequr të gjitha. Përballja e balotazhit do të mbahet më 24 prill.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë