Kupa e Botës rinis sot me dy takimet e para të 1/8.  Natyrisht vëmendja më e madhe është e perqendruar tek dueli i orës 16:00 France-Argjentine.

 

Një finale e parakohshme mund të konsiderohet kjo sfide mes dy ekipeve pretendente të botërorit edhe pse paraqitjet e deritanishme të Francës dhe në mënyre te vecante të Argjentines nuk kanë qënë bindese.

 

Franca e kaloi grupin shumë më lehte sesa Argjentina duke dalë e para me 7 pikë por nuk bindi kundër Australisë, Perusë dhe Danimarkes.

 

Deshamp nuk ka problem me lojtarët pasi do ti këtë të gjithë në dispozicion. ndersa Argjentina vjen me shumë pikepyetje mbi lojën e  e saj në 1/8 pasi e kaloi fazën e grupeve me vetëm 4 pikë dhe me shumë vështirësi.

 

Trajneri Sampaoli do të hedhe ne fushë një ekip me rrjeshtimin 4-4-2 dhe me Higuain me gjasë sërish ne krah të Messit.

Një tjeter duel interesant do të jetë edhe ai i mbrëmjes në orën 20:00 mes Portugalisë dhe Uruguajit.

 

Luzitanet me shumë ulje-ngritje edhe ne grupe, mund të mbështeten tek Ronaldo për të ëndërruar edhe në botëror sikurse ndodhi në europian.

 

Nga ana tjeter Uruguaji që mori 3 fitore ne fazën e grupeve mund të mbështetet tek dyshja shpërthyese e sulmit Kavani dhe Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *