Nga sot, francezët nuk janë më të detyruar të mbajnë maskën në ambientet e jashtme ndërsa të dielën merr fund edhe shtetrrethimi tetë mujor gjatë natës . Kryeministri i vendit, Zhan Kaste bëri të ditur vendimin duke paralajmëruar edhe kthimin sa më parë në normalitet.

 

JEAN CASTEX

KRYEMINISTER I FRANCES

“Situata epidemiologjike në vendin tonë po përmirësohet me ritme të shpejta, nuk kemi parë nivel më të ulët infektimesh që nga muaji gusht i vitit të kaluar. Mbajtja e maskës në ambientet e jashtme nuk do të jetë e detyruar me përjashtim të disa rasteve specifike, kur gjendemi në një grup, market, stadium apo turmë. Detyrimi mbetet në fuqi për ambientet e brendshme.”

 

Shtetrrethimi, i cili ka irrituar veçanërisht tifozët e futbollit, do të hiqet një ditë para festivalit të muzikës në rrugë që mbahet çdo vit në Francë në ditën më të gjatë të vitit. Mbi 58 përqind e popullsisë së rritur të Francës ka marrë të paktën një dozë vaksine kundër COVID-19  ndërsa ka nisur fushata e imunizimit edhe për moshat 12 vjecc e lart.

 

Qeveria synon që deri në fund të verës të jetë vaksinuar më shumë se gjysma e popullsisë. Franca ka regjistruar rreth 111 mijë viktima nga koronavirusi, një ndër bilancet më të rënda në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *