E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Franca fiton Ligën e Kombeve, polemika të mëdha për golin e suksesit të Mbappe

Franca është fituese e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve UEFA .

“Blutë” mundën 2-1 Spanjën në finalen e luajtur në San Siro.

Ndeshja e bukur në fakt në Milano, sidomos në pjesën ë dytë kur u shënuan të tre golat.

Iberiket shënuan të parët me anë të Oyarzabal në minutën e 64, mirëpo të besuarit e Deschamps u përgjigjen menjëherë me një kryevepër tëBenzema 66.

Reklamë

Mbappé u kujdes për suksesin e transalpineve në minutën e 80 -të , në një assist të dhënë nga Theo Hernandez.

Gol në fakt mes shumë polemikash pasi Mbappe me sy të lirë dukej që ishte në pozicion jashtë lojë, mirëpo topi tek ai u kthye nga mbrojtësi spanjoll, para se të dërgohej në rrjetë.

Nderkohe ne finalen e vogel per vendin e trete, Italia mundi 2 me 1 Belgjiken fale golave te Barelles dhe Berardit.

Edicioni i pare i Liges se Kombeve ishte fituar nga Portugalia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë